Vera sapo erdhi. Dilni jashte dhe kenaquni. Me poshte kemi renditur disa masa qe mund te merrni per te kaluar nje vere sa me te kendshme pa ndonje demtim te shendetit. Informacioni eshte marre nga Depatamenti I Shendetit Publik ne Massachusetts, Qendra e Controllit te Semundjeve, Rrjeti I Sigurimit te Femijes dhe Elektorati I Femijeve te Sigurte Vendas.
Femijet poshte moshes nje vjec duhen mbajtur sa me larg diellit sepse lekura e tyre eshte shume sensitive. Risku per femijet e kesaj moshe qe te dehidratoken ose raste te goditjeve nga dielli eshte shume I larte. Mbajini femijet ne hije te veshur lehte me rroba qe mbulojne krahet dhe kembet. Nje kapele me vrima eshte e domosdoshme. Vajrat per te vegjelit nen gjashte muaj NUK rekomandohen, por Akademia Amerikane e Pediaterve ka aprovuar perdorimin e nje mase shume te vogel qe nuk permbajne alkool. Kjo mund te aplikohet ne fytyre ose pjesen e mbrapte te duarve kur dielli eshte I pashmangshem.
Disa keshilla te tjera qe mund te ndiqen jane: rrezet me demtuese jane nga ora 3-10. Mundohuni te qendroni brenda ose ne hije gjate ketyre oreve. Lekura demtohet ne me pak se 15 minuta nga dielli,dhe kjo vihet re plotesisht pas dymbedhjete oreve. Rete nuk ju mbrojne nga efektet e demshme te diellit. Kini kujdes nga rera dhe uji sepse ato reflektojne deri ne 50% te rrezeve ne lekuren tuaj. Edhe pse mund te jeni ne cader ose ne hije, ju duhet te merrni masa te metejshme.
C'do vit perafersisht 4000 njerez ne US vdesin sepse mbyten ne uje, perfshire ketu 1000 femije poshte moshes 15 vjec. Per tu vene re eshte se shume femije mbyten kur jane nen kontrollin e te rriturve. Nje femije mund te mbytet ne shume pak sekonda dhe me shume pak uje. Asnjehere mos I lini femijet vetem ne pishine. Mundohuni ti mbani afer vetes kur jane uje. Boshatisini pishinat ose komerdaret me uje kur nuk nevojiten. Mos perdorni mjete noti te sheshta sepse ato I japin femijes siguri falsedhe nuk sherbejne si xhaketa shpetimi. Nje femije nuk eshte I afte per mesime noti poshte moshes kater vjec.
Kur ndodheni ne liqen ose ne oqean, sigurohuni per thellesine e ujit dhe dallget.
Mos lejoni zhytjen ne uje kur dihet qe thellesia eshte shume e larte. Xhaketat
e shpetimit duhet te jene masa e duhur dhe te gjitha siguresat e lidhura mire.
Komerdaret e cdo lloji nuk konsiderohen mjete shpetimi dhe nuk duhet te perdoren
per ate arsye.